Vallandovasit mblodhën nënshkrimet për referendum

Qytetarët e Vallandovës mblodhën 20 përqind të nënshkrimeve të nevojshme për propozim deri te Këshilli Komunal për mbajtje të referendumit, njofton Portalb.mk.

Referendumi bëhet kundër hapjes së xeheroreve në pjesën rreth qytetit të Vallandovës.

Nëpërmjet festivalit për ushqim dhe zhvillim të shëndetshëm lokal ata dërguan porosi deri te organet kompetente për mosshkatërrim të mjedisit jetësor.

Komuna këtë vendim e arsyeton me nevojën për shqyrtim të komisionit për drejtësi me qëllim që vendimi të jetë sa më i drejtë.

Kërkesa nga kjo iniciativë është dërguar që më 25 prill të 2017, kurse prej atëherë ende nuk kanë marrë përgjigje nga komuna e Vallandovës se a duhet apo jo të mbahet referendumi.

Kujtojmë se kjo iniciativë e vallandovasve erdhi pas referendumit në Gjevgjeli ku banorët e këtij qyteti votuan “kundër” hapjes së xeheroreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button