Basketbollistët e Shkupit dhe Çairi 2030 garojnë për tituj

Pothuajse në të gjitha sportet në Maqedoni po i afrohet përfundimi i sezonit, kështu është edhe me gjeneratat e reja të basketbollit, të cilët po e përmbyllin sezonin 2016/17, duke nxjerrë ekipet më të mira.

Në kategorinë U18, ekipi i KB Shkupi padyshim sivjet ishte skuadra më e mirë dhe me plot meritë futet në mesin e katër ekipeve si kandidate më e mirë për të fituar edhe titullin, ndërkohë në këtë konkurrencë do për titull do të luftojnë edhe Rabotniçki, Vardari dhe MZT-ja.

KB Çair 2030
KB Çair 2030

Në kategorinë U16, edhe këtu kemi një ekip shqiptare, bëhet fjale për të rinjtë e skuadrës “Çair 2030”, një ekip që denjësisht na prezantoi në një nga turnet prestigjioz evropian këtë sezon, në Austri dhe në kampionat ka arritur të tregojë kualitet të lartë. Në mesin e tetë ekipeve më të mira janë kualifikuar edhe Feniks 2000, Vardari, Pink Panteri, Partizan Vodno Sans, Partizan Vodno Sans 1, Angeli dhe Basket Kam. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button