Koordinimi te Xhaferi, vetëm BESA me grup parlamentar

Përfaqësuesit e partive politike momentale gjenden në koordinim te kryeparlamentarin Talat Xhaferi në vazhdën e seancës së nesërme për zgjedhjen e kabinetit dhe programit të ri qeveritar, njofton Portalb.mk.

Siç mëson “Fokus” deri më tash vetëm Lëvizja BESA ka njoftuar Xhaferin se për koordinator të grupit parlamentar të tyre kanë caktuar Afrim Gashin deri sa partitë dhe koalicionet tjera të cilët kanë më shumë 5 deputetë ende nuk kanë formuar grup parlamentar.

Flitet, sa i përket grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së si koordinues i saj do të jetë Ilija Dimovski, i LSDM-së Petre Shilegov, i BDI-së Ejup Alimi, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH nuk kanë të drejtë për grup parlamentar.

Rregullorja e Kuvendit nuk saktëson se a duhet para apo pas seancës përzgjedhje të Qeverisë të formohen grupet parlamentare.

Përndryshe, Ljupço Nikollovski në emër të LSDM-së dhe mandatarit Zoran Zaev, të dielën në mbrëmje në Kuvendin e Maqedonisë dorëzoi propozimin për kabinetin e ri qeveritar.

Pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate propozimi së bashku me programin qeveritar u arkivuan nga zyrtarët e Kuvendit. Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve, ndërsa seancën për zgjedhjen e Qeverisë e konvokoi për të martën më 30.05.2017, në ora 11:00, për zgjedhjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button