Rama: Të mësojmë sa më shpejt arsyen e helmimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar për helmimin e 140 qytetarëve në mitingun e PD-së.

Rama ka thënë se shpreson që sa më shpejt të mësojë arsyen e helmimit të qytetarëve.

“Më lejoni që në këtë moment mendimi im të shkojë te të gjithë ata vëllezër, motra bashkëqytetarë të opozitës që kaluan një lëndim të papritur dhe ende të pashpjeguar gjatë natës së kaluar me urimin për të gjithë që të jenë të shkuara dhe po ashtu me urimin që ta mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre”, ka theksuar Rama.

Nga helmimi në mitingun e PD-së është prekur edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pacientët kanë pasur shenja klinike të një intoksikacioni (helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button