Kundërspin: „Sopot“ është rast i pastër i padrejtësisë i “kalitur” edhe nga VMRO-DPMNE

Nga incizimet e bombave mbetet e qartë se “Sopot”, rast të cilin një herë e kanë “kalitur”  partitë politike në vitin 2003, ndërsa në vitin 2010 përsëri ka qenë qëllim i politikave, por jo e mjeteve të drejtësisë, ku ka shërbyer si mall “çka të i jepet, çka mos t’i jepet” BDI-së, partnerit të koalicionit të VMRO-DPMNE-së. në atë kohë

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në konferencë për shtyp mes tjerash tha edhe këtë në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si spin: 

Spin: Nga konferenca e PSP-së vërehen dy qëllime. I pari është paralajmërimi për shtypje mbi gjyqësorin, paralajmërim i hapur politik për gjyqësorin, i cili do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Qëllimi i dytë, përmes një shtypje të tillë mbi gjyqësorin të ndërmjetësohet në vendimet gjyqësore, të cilat tashmë janë pjesë e marrëveshjeve politike ose të koalicionit të dikujt. Një paralajmërim të këtillë e kumtoi sot PSP, përmes përmendjes së rastit të Sopotit. Marrëveshja është që nëpërmjet proceseve gjyqësore, të realizuara me shtypje politike, të lirohen të akuzuarit nga rasti Sopot, për të cilin tashmë  ka vendim gjyqësor, se nuk kanë kryer vrasje, ose vepra të tjera të paligjshme.  Vetëm me këtë do të hapet dera për zbatimin e gjykimeve të tjera që kanë të bëjnë me rastin Monstra dhe vrasja e të miturve gjatë kohës së festave të Pashkëve dhe rastin Lagja e Trimave, lidhur me grupin terrorist i cili vepron në Kumanovë…

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqjadata: 22.05.2017]

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundërspin: Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski me të vërteta të shtrembëruara rreth rastit “Sopot”. mundohet që të përfshije gjoja se shtypjen mbi gjyqësorin nga ana e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), me qëllim që t’i mundësoj LSDM-së dhe Zoran Zaevit që të përmbush marrëveshje për “raste të montuara politike” edhe në rastin “Monstra” edhe në rastin “Lagja e Trimave”, si pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike mes partnerëve në shumicën e re parlamentare.

Duke folur në konferencën e mbrëmshme për shtyp të thirrur me rastin e tre hetimeve më të reja nga PSP, ndërsa në fillim të të cilës ishe dhënë informacioni për aktivitete në vazhdim në rastin “Sopot”, Milloshoski shtoi se këto akuza pa ndonjë argument, pjesë të cilët për këtë shkak e vlerësojmë si spinim nga ana e tij.

Rasti “Sopot” është i vitit 2003, kur pas eksplodimit të minës në rrugën lokale mes fshatrave të Kumanovës, Sopot-Sushevë, humbin jetën dy policë ushtarë nga përbërja e NATO-së dhe një maqedonas, ndërsa dëmtohen edhe dy shtetas maqedonas. Policia i gjen personat e dyshuar, prokuroria ngre aktakuza dhe në raste gjyqësore të ndara gjykata gjykon 11 persona me dënim shumëvjeçar.

Edhe pse në vitin 2011 Apeli gjeti procese jokonsekuente, por rasti përsëri, është vërtetuar edhe nga gjykata e shkallës së dytë. Por, pasi që Komisioni anketues ekzistues në Kuvend hapi diskutim për këtë rast që në vitin 2009, ndërsa përfundoi në vitin 2010 me verifikimin e faktit se deklaratat e dëshmitarit kyç të dhëna janë nën shtypje të policisë, kompetentët e organeve gjyqësore vendosin që të lidhin rastin në një lëndë dhe prej fillimi të gjykohet lënda në shkallë të parë. Edhe përsëri drejtësia assesi që të arrij, sepse edhe pas gjashtë vitesh, rigjykimi filloi në pranverë të vitit 2011, as në fillim të këtij viti 2017 duket sikur nuk do të përfundojë.

Ja çfarë deklaroi prokurorja Fatime Fetai në konferencën për shtyp të PSP-së me 22.05.2017:

…Erdhëm në përfundim se rrëfimi i dëshmitarit Ramadan Bajrami, mbi bazë të të cilit fakt janë themeluar të gjithë aktakuzat, të cilat tashmë janë anuluar dhe përsëri është duke u zhvilluar hetim, është rrëfim i detyruar. Një rrëfim i këtillë është produkt i dhunës së përdorur dhe kërcënimeve të integritetit të tij personal nga persona zyrtar të MPB-së, me çka nga ana e këtyre personave të cilët kanë vepruar gjatë kohës së marrjes në pyetje të dëshmitarit, është kryer vepër penale – torturë, nga neni 141 nga KP. Fakte të këtilla i vërteton edhe dëshmitari i përmendur, mes tjerash edhe pjesë e personave zyrtar, të pyetur në procedurën parahetimore para kësaj prokurorie.  

Vepra e kryer nga ana e personave zyrtar është vjetruar në vitin 2008. Përsëri, edhe përkrah vjetrimit të përndjekjes, këto fakte dhe dëshmi të cilët dolën prej tyre, kanë implikime të drejtpërdrejta mbi procedurën e cila çon para gjykatës Themelore Shkup 1 dhe, përderisa do të jetë e qasshme lënda për mbikëqyrje, të njëjtat do t’i prezantojmë para gjykatës dhe do të presim të sjellin vendim të përshtatshëm. Në të kundërtën, deri të Prokuroria për krim të organizuar do të çojmë raport me të gjithë faktet dhe dëshmitë e gjendjes së vërtetuar faktike…

Prej ku, përsëri, PSP është interesuar për rastin Sopot, sepse vepra dhe aktgjykimet janë nga viti 2008, periudhë kjo e cila është e kufizuar për veprime të PSP-së? Përgjigja është në incizimet e përgjuara në mënyrë të paligjshme, të cilat i publikoi LSDM në vitin 2015. Në një prej bombave, dëgjohet biseda telefonike mes shefi i polices sekrete Sasho Mijallkov dhe ish ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska, i cili çon në përfundim se procesi është politikisht i montuar, ndërsa deklarata kryesore është nxjerr me “dru”:

SM: Dhe tanët e kanë dëshmuar, me dru.
GJ: Po, po, po. Dhe realisht nuk kishte, do me thënë aty edhe ne, në princip nëse nuk dakordohemi që t’ju japim diçka, nuk jap asgjë, kush do që të vijë. Ama realisht mbaj mend se edhe në librin e ngjarjeve kishte diçka të pa qenë, ashtu siç thua t’i me dru.
SM: Po.
GJ: Do me thënë nuk kishe lëndë aty. Diçka shkruhej, ata ishin në konfuzion, demek njeriu ka humbur, ai që ka qenë dëshmitar për “Sopot” dhe pastaj krejt papritmas njeriu vet pranon se ka…
SM: Do me thënë është shtyrë dhe nëse tani tërhiqen akuzat çka? Ata e kanë shtyrë edhe ashtu ashtu.
GJ: Ata e kanë shtyrë…
SM: Por kjo do te jetë nga ana tjetër, do me thënë e kemi gjykuar, njerëzit janë shtruar…
GJ: Këtu është problemi,
SM: Ajo që janë shtruar.
GJ:  Edhe do të padisin për dëm, për të gjithë këto punë, aq kohë. 
SM: Por, marrëveshja ka qenë që të mos na padisin.
GJ: Ti fol me to, nëse është e mundur diçka në mes. Nuk e di se për sa janë gjykuar, shumë kohë ato janë aty. 
SM: Janë gjykuar me nga 14 vjet…

Duke u nisur nga ky incizim i cili qartë tregon se lënda që në rast të parë është e dyshimtë, edhe pse vet Mijallkov thotë jo, aty nuk ka lëndë, PSP e kërkoi këtë lëndë nga Prokuroria Themelore, por nuk e mori. Këshilli i prokurorëve publik thotë se nuk kanë kompetenca sepse është para vitit 2008.

PSP thotë se të gjithë dëshmitë të cilat i janë mbledhur në hetimin e tyre tregojnë për padrejtësinë që ju është bërë më shumë njerëzve dhe dëshmitë e atilla do t’i dorëzojnë në Prokurori për krim të organizuar, të cilin e udhëheq, përsëri rast i hapur para Gjykatës Penale në Shkup.

Dhe ku e pa këtu Milloshoski bashkëpunim mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit shqiptarë, i cili realizohet përmes PSP-së?

I gjithë rasti “mbanë erë” të një kurthi të rëndë ose gabimi i rrethit policor-prokuror-gjyqësor të vitit 2003, i cili ndoshta për shkaqe të shtypjes politikë të opinionit vendas dhe ndërkombëtar kanë shpejtuar që të dalin me rezultate konkrete për kryerësit e aktit terrorist.

Nga incizimi i bombave mbete e qartë se i njëjti rast përsëri është vepër politikë, dhe jo e mjeteve ligjore, sepse ka shërbyer si mjet “çka t’i jepet, dhe çka mos t’i jepet” BDI-së, partnerit të koalicionit të VMRO-DPMNE-së në atë kohë.

Për shkak të asaj çka është thënë më lartë, ky proces gjyqësor duhet që të përfundojë sa më shpejtë, por vetëm mbi bazë të të gjithë fakteve dhe dëshmive që ekzistojnë për faj ose pafajësinë e të gjykuarve, përfshirë këtu edhe të dhënat deri ku ka arritur në ndërkohë PSP. Gjithçka tjetër, përfshirë këtu edhe deklaratën e Milloshovskit, është shtrembërim i të vërtetës ose spinim me qëllim të fshihet faji (i miqve partiak), për këtë rast të turpshëm.

Burim: Vërtetmatësit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button