Surpriza LIVE që përloti Eni Çobanin, gjen babain! (Foto)

Prej 5 vitesh juristja Eni Çobani është kthyer në një personazh mjaft të dashur për publikun përmes rubrikës së saj “Shihemi në Gjyq” tek emisioni “E diela Shqiptare”.

Por sot ajo është surprizuar pafund nga stafi i emisionit për shkak të ditës së saj të lindjes. Një familje, e cila kohë më parë ka qenë pjesë e këtij emisioni në një seancë ndërmjetësimi tashmë kishte arritur të fitonte pronësinë e shtëpisë përmes një vendimi gjykate.

Ata erdhën në studio për të surprizuar Çobanin dhe për ta falenderuar. Ndër të tjera kryefamiljari i kësaj familje i tha juristes se nga sot ai kishte një vajzë të dytë. Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthejë në lot duke i përqafuar dhe më pas duke përqafuar moderatorin Ardit Gjebrea, transmeton Gazeta Express.

Kujtojmë që Eni prej disa kohësh nuk e ka më babain e saj. Ndër të tjera një tjetër surprizë e këndshme ishte edhe torta me formën e çekiçit të drejtësisë. Në fund të surprizës Arditi e falenderoi për këto vite bashkëpunimi duke theksuar se edhe për shkak të miqësisë së tyre të sinqertë puna ka ecur edhe më mirë.

Çobani mes lotësh dhe emocionesh është shprehur: “Mendova që e mbylla dje ditëlindjen por e festova sot me ju. Ky 5 vjeçar mua më ndryshoi jetën, ndërsa shqiptarëve u dha mundësinë e madhe të qetësojnë shpirtin. Kjo miqësi na ka bërë të nevojshëm për shqiptarët, ne jemi këtu për ju në çdo moment,”-ka përfunduar juristja.

101 2 3 4 5 6 7 8 9

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button