Grevë në “Alitalia”, anulohen së paku 200 fluturime

Kompania ajrore “Alitalia” ka anuluar së paku 200 fluturime vendore dhe jashtë vendit për shkak të grevës së punonjësve, raporton Anadolu Agency (AA).

Një pjesë e të punësuarve të gjigandit ajror italian të pakënaqur nga puna e kompanisë hynë në grevë njëditore.

Për shkak të grevës janë anuluar së paku 200 fluturime, ndërsa në uebfaqen zyrtare të kompanisë bëhet e ditur se zgjidhje alternative është gjetur për 80 për qind të pasagjerëve.

Kompania “Alitalia” pas humbjeve disavjeçare në shkurt të këtij viti u vendos nën administrim të detyrueshëm dhe në kuadër të ristrukturimit dhe konsolidimit u paralajmërua largimi i 1.700 të punësuarve.

Të punësuarit refuzuan planin e propozuar, si dhe është paraparë ulja e rrogës në kompani në të cilën 51 për qind të aksioneve posedojnë bankat italiane, ndërsa 49 për qind kompania Etihad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button