Bilanci i vdekjes prej përmbytjeve në Sri Lankë ngjitet në 151 persona

Në vërshimet të cilat e kapluan Sri Lanën deri më tani jetën e humbën të paktën 151 persona, ndërsa mbi gjysmë milionë banorë janë zhvendosur, kumtuan autoritetet lokale.

Sipas zëdhënësit qeveritar, Raxhit Senaratna, 111 persona akoma konsiderohen të zhdukur, ndërsa 95 janë hospitalizuar për shkak lëndimeve, transmeton MIA.

Qeveria e Sri Lankës hapi 104 strehimore të përkohshme në ndërtesat shtetërore.

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan vërshime të mëdha dhe rrëshqitje në pjesën jugore dhe perëndimore të Sri Lankës, ndërsa në ofrimin e ndihmës mori pjesë edhe ushtria, e cila me aeroplanë e shpëton popullatën dhe banorëve lokalë ua dorëzon produktet e domosdoshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button