Ben Stiller dhe Christine Taylor ndahen pas 17 vitesh

Aktorët Ben Stiller dhe Christine Taylor i kanë dhënë fund martesës pas 17 vitesh.

Lajmin për ndarjen e tyre e bënë të ditur pëmes një deklarate për shtyp në të cilën thuhet se “me një dashuri dhe respekt të madh për njëri-tjetrin dhe 18 vite që kaluam bashkë si çift, ne kemi marrë vendimin të ndahemi”.

“Prioriteti ynë do të vazhdojë të jetë rritja e fëmijëve tanë si prindër të devotshëm dhe miq të ngushtë. Ne kërkojmë me mirësjellje që media të respektojë privatësinë tonë”, thekojnë ata në deklaratë.

Pasi i bëri të ditur shtypit se rrezikoi jetën për shkak të një tumori, Stiller po përgatitet të përballojë një tjetër moment delikat.

Çifti u martua në 2000 në një ceremoni në breg të oqeanit në Kauai dhe kanë dy fëmijë, vajzën Ella Olivia, 15 vjeç dhe Quinlin Dempsey 12.  Prej vitesh çifti ka luajtur në disa komedi, përfshi Zoolander, Zoolander2, Dodgeball etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button