Grabar-Kitaroviq: Rruga migruese ballkanike duhet të mbyllet

Presidentja kroate Kolindja Grabar-Kitaroviq deklaroi se rruga migruese ballkanike duhet të mbetet e mbyllur.

Ajo këtë e deklaroi dje, gjatë ditës së dytë të pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë “GLOBSEC 2017” në Bratisllavë, transmeton HRT.

Nëse disa vende pranojnë numër të caktuar të migrantëve ose azilantëve, ata munden drejtpërdrejtë dhe shumë më lirë, pa ndihmën e trafikantëve me njerëz, të vijnë deri te këto shtete, thotë ajo, duke shtuar se një valë potenciale e re e migracionit sigurisht do ta destabilizojë juglindjen e Evropës.

“Megjithatë, këtu, gjithashtu, janë edhe ndikimet e ndryshme që e plotësojnë vakumin që u paraqit për shkak të – nuk do të them ndërprerjes, por gjithsesi ngecjes në procesin e integrimeve euroatlantike”, deklaroi Grabar-Kitaroviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button