Të rinjtë mësojnë për diplomë, ndërkaq nuk dinë të mbrojnë të drejtat e tyre

Dëshirojmë arsim i cili do tu përshtatet ndryshimeve shoqërore, ose dëshirojmë arsim i cili do të iniciojë ndryshime? Këtë pyetje, sot, Jua shtroi Avokati i Popullit Ixhet Memeti studentëve të Fakultetit Juridik, para se të nënshkruajë Memorandumin për bashkëpunim me këtë fakultet, transmeton RadioMof.

“Shkollimi nuk paraqet vetëm mësim dhe fitim i njohurive. Përkundrazi, shkollimi është veprim që nga ana tjetër paraqet bazë për çdo sukses. Çdo i ri, i cili dëshiron të sigurojë të ardhmen e tij, nuk guxon të jetë indiferent ndaj arsimimit. Nuk guxon të vihet në rolin e vrojtuesit të punëve të cilat në esencë e tangojnë edhe atë”, tha Memeti.

Profesoresha Ana Pavllova Daneva, përkujtoi se të rinjtë në Republikën e Maqedonisë vitet e kaluara gjenden në fundin e më shumë tabelave të cilat mbikëqyrin zhvillimin e arsimit, edhe pse nga aspekti formal, shteti i respekton të gjitha standardet dhe kriteret.

“Dy të tretat e të rinjve tanë janë analfabet funksional, ose sipas raportit të fundit ekonomik të Bankës Botërore, ne jemi në vendin e 68-të nga gjithsej 70 vende, ose me fjalë të tjera në jemi më të mirë vetëm nga Kosova dhe Republika Domenikane”, theksoi Pavllova Daneva.

“Shkollimi funksional do të thotë se të rinjtë tanë dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, dhe kaq.

Dobët ose në mënyrë modeste përdorin shkathtësitë për bashkëbisedim, nuk njohin asnjë gjuhë të huaj dhe nuk mund të përdorin kompjuter. Kjo do të thotë se njohuritë që i kanë fituar gjatë shkollimit nuk mund ta vënë në funksion, në përdorim. Nuk mund të shkojnë në tregun e punës dhe kjo më pas rezulton me papunësi dhe rënien e zhvillimit ekonomik”, sqaroi ajo.

Sipas saj, në të ardhmen Ligji për arsimin e lartë duhet të ndryshohet që të ketë zhvillim në arsimin dhe kjo sipas saj, “ të mos bëhet në qarqet e ngushta burokratike por këtë ta bëjnë profesorë dhe studentë.

“Arsimi është i shtrenjtë, por injoranca edhe këtu nuk guxon asnjë garniturë e ardhshme qeveritare të kursejë, në duan të na ndryshojnë gjendjet”, theksoi ajo.

Vaska Barjamora Mustafa nga Zyra e Avokatit të Popullit, konfirmoi se deri tani nuk janë bërë ndryshime të mëdha në arsim.

“Për fat të keq, kemi ardhur në pikën e të menduarit se çfarë është më e tmerrshme – të keni fëmijë i cili nuk është regjistruar në librin amë dhe i cili nuk ka qasje drejt arsimimit nga njëra anë, ose po, të keni person i cili ka arsimimin të qasshëm në një mënyrë, kryen një shkollim të caktuar, por në kuptimin praktik ai nuk mund të funksionojë, respektivisht është i arsimuar që të ketë diplomë, por në praktikë nuk mund ti mbrojë të drejtat e veta”, tha ajo.

Sipas saj, është dëshpërues fakti që vetë studentët tregojnë mos interesim goxha të madh në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Megjithatë, e drejta për shkollim do të thotë obligim për shtetin tu mundësojë qytetarëve të saj të arsimohen. Shteti, obligimin e vet e kryen nëpërmjet shërbimeve publike dhe institucioneve nga fusha e arsimit. Por, qasja drejt sistemit arsimor ende është e vështirësuar për kategori të caktuara, konsideron profesori dhe ish dekani i Fakultetit Juridik, Borçe Davitkovski. Shkak për këtë, sipas tij, janë numri i madh i pengesave administrative.

Ai thotë se shkollimi përpos asaj që është e drejtë e çdo qytetari, paraqet edhe obligim. Por, kjo e drejtë nuk mund të plotësohet derisa një person nuk ka identitet, siç është rasti me qindra njerëz të lindur në vend, ndërsa janë pa dokumente përkatëse, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button