Ulet numri i të dipolmuarve në Maqedoni

Viti që lamë pas ka vazhduar trendin e uljes së numrit të të diplomuarve nga viti paraprak. Në 2016-ën, sikurse raporton Enti Shtetëror i Statistikave, janë shënuar 2.5 për qind më pak të diplomuar se në vitin 2015, shkruan gazeta KOHA.

Konkretisht, në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë vitin e kaluar kanë diplomuar 8 247 studentë, prej të cilëve 4 787 ose 58 për qind femra. Edhe një vit përpara, pra 2015-ën, kishte më pak të diplomuar se 2014-ën.

Ajo që e dallon 2016-ën është kohëzgjatja e studimeve. Vetëm 36 për qind e studentëve kanë diplomuar brenda afatit të caktuar kohor tre apo aktor vjeçar, ndërsa 64 për qind e kanë tejkaluar afatin e diplomimit të tyre. Si zakonisht, pjesa më e madhe e të diplomuarve ishin studentë të rregullt, edhe atë 6 639 ose 80.5 për qind numrit të përgjithësie, përderisa në përqindje më të larta është edhe numri i të diplomuarve në institucione publike, i krahasuar me institucionet private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button