Tiranë, pluhur misterioz në mitingun PD-së, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital

Dhjetra qytetarë, pjesëmarrës në mitingun e PD i janë drejtuar mbrëmë dhe sot në orët e para të ditës Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe spitaleve të tjera me probleme në sy. Një pjesë e tyre kanë shfaqur shenja të syve të ënjtur dhe të skuqur.

Mes tyre thuhet se edhe kryedemokrati Basha ka shkuar në spital dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Burime për “News24” thonë se rreth 30 persona kanë shfaqur probleme nga një lloj pluhuri në zonën ku po mbahej mitingu i PD-së, çka ka shkaktuar edhe irritimet në sy tek disa qytetarë.

Sakaq, pritet që hetimet për rastin dhe Mjekësia Ligjore, e cila ka nisur marrjen e provave, të zbulojnë shkakun e këtyre simptomave te qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button