Qeveria e “re” – humbës shqiptarët, fitues ministrat pa resor!

Pa asnjë dyshim më të vogël shqiptarët po humbin edhe njëherë nga qeveritë “e reja” që po formohen në Maqedoni. E gjithë fushata e partive politike ishte gjoja për ndryshime dhe reformime, e sidomos fushata dhe retorika populiste e BDI-s që u filloj për të reformuar veten por fatkeqësisht e deformoj veten. E kishin mjaftë të vështirë ndarjen nga MVRO-ja, madje, po të mos ishin Amerikanët ata përsëri do bënin një qeveri të njëjtë. Formimi i qeverisë së “re” asgjë nuk do të sjellë diçka të re, shqiptarët përsëri mbeten me gishta në gojë, shqiptarët përsëri morën vetëm ca ministruçka të vogla që nuk peshojnë as dy kilogram. Mundësia për të kushtëzuar qeverisjen e re për të ofruar diç më tepër, nuk arritën ta bëjnë BDI dhe ALEANCA PËR SHQIPTARËT. Ata të shastisur nga “kulaçi” qeveritar harruan çdo gjë tjetër, harruan premtimet para zgjedhjeve se, pa ndryshime të Kushtetutës nuk do futen në qeveri pa asnjë çmim, pa ndryshimin e ligjit të gjuhës shqipe as që do e mendojmë futjen në qeveri, i harruan të gjitha madje harruan edhe sloganin “Ndryshe” duke u katandisur dhe duke u bërë të njëjtë me atë të cilët “Bashkë vendosnin”. U mashtruat për një ministruçk të vogël, duke pasur të gjitha mundësitë që gjërat të lëvizin më mirë, për shembull, pse një kuadër shqiptarë mos të udhëheq me ministrinë e financave e shumë ministri dhe drejtori tjera të rëndësishme. Të pa prekshme janë këto poste apo?! Normalisht se janë të pa prekshme sepse të bisedosh për parime dhe të bisedosh për ndarje resorësh ka shumë dallim.

Po cili është roli i Lëvizjes Besa në gjithë këtë amulli? Besa ishte konzistente në qëndrimet e saja, pa parime dhe pa afatizime as që donin të bisedojnë për ndarje resorësh. Besa deri te Zaevi dërgoj një letër me disa pika të rëndësishme për shqiptarët, që ata pika të pranohen, me kusht Besa të bëhet pjesë e qeverisë së re, madje duke kërkuar edhe afatizime dhe garancione të shkruara nga Zaevi. Kjo nuk ndodhi, Besa do të ngel në opozitë, ndërsa Aleanca dhe BDI do jenë pjesë e qeverisë së re të Zoran Zaevit.

E kështu është, kjo pa pjekuri politike dhe kjo padituri politike na ndjek me shekuj, për një post të vetëm shesin çdo gjë që kanë, interesi i tyre para interesit të qytetarëve! Ju uroj nga zemra qeverinë “e re”, fituat ju personalisht humbën shqiptarët edhe atë secili individualisht!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button