Kush janë ministrat e rinj të BDI-së?

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte i kumtoi emrat e ministrave dhe zv/ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë në Qeverinë e ardhshme me LSDM-në e Zoran Zaevit, njofton Poratlb.mk.

4 nga 6 pjesëtarët e ekzekutivit të BDI-së janë emra të njohur për opinionin pasi që më parë kanë bartur funksione të larta shtetërore gjatë qeverisjes së mëparshme të BDI-së me VMRO-DPMNE-në.

Sadulla Duraku – ministër i Ekologjisë

Sadulla DurakuI lindur më 21.01.1960, shkollimin fillor e ka kryer në “Dituria”-Likovë, të mesmin në  “19 nëntori” Q M Teknike- Prishtinë. Në arsimin e lartë është i diplomuar në fushën e Maqinerisë

Ka punuar si profesoir i lëndëve teknike deri në vitin 2000. Ka qenë doganier i lartë në vitet 2000-2001.

Angazhimi politik

Zv/drejtor i Doganave të RM-së

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra

Deputet në Parlamentin e RM-së, 2006-2010

Kryetar i Komunës së Likovës

E njeh gjuhën gjermane.

Hazbi Lika – zv/ kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve

hazbi-likaHazbi Lika, lindi në vitin 1972 në Tetovë, është politikan shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, ish zëvendës ministër i Punëve të Brendëshme (i emëruar më 27 qershor të vitit 2003), ish kryetar i Komunës së Tetovës (gjatë viteve 2005-2009) dhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsimin e lartë ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Depertamenti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe.

 

Bujar Osmani – zv/kryeministër për integrime evropiane

Bujar OsmaniBujar Osmani ka lindur më 11 shtator 1979 dhe ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Osmani ka titullin specialist -kirurg të cilin e ka marrë në Klinikën për Kirurgji digestive. Specializimin ai e ka përfunduar në Shkup dhe në Londër në qendrën për transplantimin e mëlçisë dhe kirurgjisë abdominale.

Gjatë mandatit të kaluar ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, ndërsa aktualisht vepron si mjek në Klinikën e Shkupit, ndërsa është edhe zëdhënës i BDI-së.

 

Bylent SalihuBylent Salihu – ministër i Drejtësisë

Salihu ka qenë anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-sënga Gostivari.

Ish drejtor i Inspektoratit te Drejtoria e Pyjeve.

 

 

 

 

Kreshnik BekteshiKreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

Kreshin Bekteshi është nga Kërçova, ai studimet i ka mbaruar në Sheffield të Britanisë së Madhe.

Ai ka punuar si promotor ekonomik në Bruksel.

Ramiz Merko – ministër pa resor

Ramiz Merko i lindur më 12.4.1957 në Strugë. PhD, specialist në ekonomi.

Ka qeë kryetar i Komunës së Strugës.

Aktivitetet në Kuvend:

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Anëtar
Komisioni për Transport, Komunikim dhe Mjedis, Zëvendës Kryetar
Komisioni Legjislativ, Anëtar
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Anëtar
Ramiz MerkoKomisioni për Vetëqeverisje Lokale, Anëtar
Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndëretnike, Zëvendës Anëtar
Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, Kryetar
Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve baltike Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë, Anëtar
Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, Anëtar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button