Kërkesa prioritare për shumicën e re në Parlamentin e Maqedonisë

Bordi Drejtues i Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë (KRNM), si trup më i madh përfaqësues i të rinjve në vend në vigjilje të procesit të formimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, që do të udhëhiqet nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit, shumicës së re parlamentare i dërgon kërkesë për prioritetet e saj, njofton Portalb.mk.

Si prioritete më urgjente sa i takon KRNM-së dhe çështjeve rinore në vend, i veçojnë këto:

  1. Njohja e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë si trupin i vetëm përfaqësues i të rinjve në Maqedoni,
  2. Përcaktimi i mjeteve për KRNM-në nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë në nivel vjetor,
  3. Rishikimi i Strategjisë Nacionale për të Rinj,
  4. Rishikimi dhe riformimi i Agjencisë për të Rinj dhe Sport,
  5. Konsultim strukturor me KRNM-në; në lidhje me të gjitha çështjet dhe politikat për të rinjtë,
  6. Anulimi dhe përsërtija e procesit për zgjedhjen e përfaqësuesit rinor nga Maqedonia në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Ndërkombëtar (RYCO).

Vendojsa e këtyre çështjeve si prioritare, bazohet mbi nevojën urgjente për zgjidhjen e tyre dhe implikimet e tyre serioze mbi të rinjtë dhe organizatat rinore, si në nivel nacional, ashtu edhe mbi proceset ndërkombëtare në lidhje me çështjet e të rinjve dhe çështjet rinore.

Vendosja e këtyre çështjeve si prioritet i Qeverisë së re të pa formuar ende, do të paraqesë hap të konsiderueshëm drejt përmirësimit të pozitës rinore në vend, vendosjen e të rinjve si prioritet dhe progres i konsiderueshëm drejt sigurimit të pjesëmarrjes së vërtetë rinore, njoftojne nga KRNM.

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë është i gatshëm në tërësi të jetë pjesëmarës aktiv në të gjithë procesin e rregullimit të çështjeve në fjalë, duke i përfaqësuar plotësisht, nevojat e të rinjve dhe organizatave rinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button