Aksident rrugor në Turqi, 8 të vdekur dhe 34 të plagosur

Të paktën tetë persona humbën jetën ndërsa 34 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Autobusi i pasagjerëve i cili ka lëvizur në drejtimin Kastamonu-Ankara është përmbysur në rrugën Cankiri-Candir. Në aksident humbën jetën tetë persona ndërsa 34 u plagosën.

Sipas të dhënave paraprake, janë identifikuar katër persona të cilët humbën jetën. Lidhur me këtë rast janë ngritur hetime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button