Putin i uron Erdogan-it rikthimin në krye të AK Partisë

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin sot zhvilluan një bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA nga burime të afërta me Zyrën e presidentit të Turqisë, Putin i ka uruar Erdoğan-it rikthimin në krye të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti).

Erdoğan dhe Putin, gjithashtu folën edhe për marrjen e hapave të shpejtë për thellimin e marrëdhënieve ruso-turke si dhe për situatën në Siri.

Më tej u theksua se krijimi i “zonave jokonfliktuale” në Siri do të kontribuojë për zgjidhjen e çështjes në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button