Festivali FemArt  – Dita e tretë me plotë befasi të reja

Edicioni i pestë i festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt ka nisë me 25 maj deri më 31 Maj (7 ditë) në Prishtinë dhe në Mitrovicën Veriore, nën organizimin e Artpolisit – Qendrës për Art dhe Komunitet. Festivali i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon, Femart edhe këtë vit do të ofrojë një javë të tërë me aktivitete të realizuara nga artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota.

Këtë vit pritet një agjendë e kombinuar me më shumë se 40 aktivitete artistike prej tyre shumë premiera, si: shfaqje teatrale, dans teatër, stand up, koncerte, ekspozita, slam poezi, panele diskutimesh, tribunë, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjërë – të gjitha falas për publikun.

Në ditën e tretë të festivalit (27 maj) pritet një agjendë e kombinuar në mënyrë artistike që do të të sjellë zhanre të ndryshme të cilat do të paraqiten me krijime që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror.

Programi për ditën e sotme:

9:30 – 12:30 / Zyret e JCODERS rr.Enver Maloku nr.28 – Prishtinë
PUNËTORI – DIY – JCODERS ACADEMY.

13:00 – 14:30 / Qendra kulturore dhe Informative e BE (EUICC)
Panel Diskutimi – FEMINISTE FANTASTIKE – Vajzat promotore të paqes.
Paneliste: Jelena Memet, Jetbardha Selmani, Anita Dragosavac, Liridona Osmanaj, Minja Marđonović, Fjolla Vukshinaj. Kosovë/Serbi
Moderatore: Sara Šaljič nga Bosne dhe Hercegovinë.

EKSPOZITË FOTOGRAFIKE – FEMËRZIM – Ivana Dervishi nga Shqipëria.

18:00 – 19:00 / Bunkeri te Fontana, Soliterat e vjetër – Prishtinë
Ekspozitë –  PREMIERË TERMOKISS – DETAJET EKZISTOJNË; KUJTIMET, NDRIÇIMI I KUJTIMEVE; MUZGU EKZISTON; PAPAVER SOMNIFERUM EKZISTON; NJEJTËSIMI, VETMIA EKZISTON; DHE E ARDHMJA, E ARDHMJA?

mapa
(lokacioni i ekspozitës)
Artiste: Sihana Shalaj dhe Kuratore: Njomza Dragusha.
Valët koncentrike të dritës dhe hijes së moduluar janë projektuar në një pejsazh të ngrier permes një projektori i ndodhur mbrenda instalacionit i cili ndihmon krijimin e një ambienti të mbyllur. Ambient i cili tenton të krijoj përjetimin e fenomenit optik sikurse bëjnë efektet e krijuara nëse shikojmë përmes një kamere obsekjura.
Si tërësi Sihana me intervenimin dhe lojen e saj do të shkrijë efektet e të tri mediumeve në një, ku mundëson krijimin e një mjedisi fiksionar për publikun, mjedis i cili mund të shihet vetem një herë dhe në një pikë/vrimë të caktuar.

19:00 – 19:45 / Salla e kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve – Prishtinë
Koncert – TRIODESOPRANO – Alberta Troni, Erëmira Çitaku dhe Jeta Çitaku.

Progami i TRIODRESPRANOS:
F.Schubert
Ave Maria (dedikuar nënës Terezë )
V. Bellini
Aria nga opera “Kapuletët dhe Montagët”
“Eccomi in lieta vesta…Oh quante volte”
F. Poulenc
Sonatë për flutë dhe piano
Allegro malinconico
Cantilena
Presto giocoso
D. Zeqiri
Moj e Bukura More
V.S.Tole
8 Variacione mbi një temë
Për piano
G.Verdi
“Aria nga opera “La Traviata” “Estrano….. Ah fors’e lui…..Sempre Libera”

20:00 – 21:15 / Teatri ODA – Prishtinë
Shfaqja teatrore “VET E KA LYPË”, Teatri PAN
Regjia: Ksenija Krnajski
Aktore: Branka Stojković, Olivera Viktorović Đurašković, Maja Mitić, Tijana Janković, Tijana Pencic.

Arsyeja e realizimit të këtij projekti është dhuna ndaj grave. Projekti është dizajnuar si një omnibus i përbërë nga tregime, monologë, rrëfime, dhe poezi të atyre që kanë vdekur. Rrëfimi janë në vetën e parë dhe interpretohen nga 5 aktore të cilat luajnë , viktimat, armët, rolin e mediave në këto trazira dhe fermentimin e lidhjeve ndërpersonale dhe vetmisë.

21:30 – 22:30 / Teatri ODA
Koncert – “Unë jam Dritë” – Elsa Rraqi.

Për programin e plotë dhe më të rejat nga festivali, na ndiqni ditët në faqën në Facebook https://www.facebook.com/FemartPrishtina/, në ëebfaqën femart-ks.com dhe në Instagram “FemArt05”.

Ky edicion përkrahet nga Donatorët: Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Amerikane në Prishtinë, UNËOMEN, Komuna e Prishtinës, Koalicioni K10, Unë e du Kosovën, Ipko Foundation.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button