Kurti: Pensioni minimal do të bëhet 150 euro

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, mëngjesin e ka nisur me pensionistët.

Ai së bashkë me ta ka udhëtuar me autobusë drejt parkut të Gërmisë në kryeqytet ku ka bashkëbiseduar me ta, raporton KTV.

Sipas Kurtit, pensionistët dhe të moshuarit e dëshirojnë ndryshimin. Ai u ka premtuar atyre trajtim dinjitoz nëse ai bëhet kryeministër.

“Trajtimi i pensionistëve në shtetin tonë ka qenë jo dinjitoz, dhe qeveritarët e mëparshëm kanë qenë mosmirënjohës ndaj gjeneratave më të moshuara. Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button