Maqedoni, vdekja e të burgosurve ka ngecur në labirintet institucionale!

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, institucionet kompetente ende nuk janë pronocuar zyrtarisht për dy rastet e vdekjes së personave të burgosur – Romë, për një periudhë të shkurtë: Andrias Rexhepov, djaloshi 21 vjeçar nga Shuto Orizarja, i cili vdiq në burgun në Idrizovë dhe 25 vjeçari Erdall Jusinov nga Shtipi, i cili vdiq në burgun në Shtip, i njohur si “I gjashti”.

Prokurori  Publik i Shtipit, Risto Bojaxhiski, për CIVIL Media tha se nuk ka pasur gjurma të dhunës mbi trupin e të burgosurit Erdall Jusinov, i cili vdiq më 22 mars të vitit 2017, nën rrethana të dyshimta në burgun e Shtipit, vetëm dy muaj pas  arrestimit të tij. Jusinov ka qenë i dënuar me një vit burg për vjedhje.

“Nuk kishte gjurma të dhunës, por kjo nuk do të thotë se ka vdekur nga vdekja natyrore. Derisa nuk i pranojmë rezultatet nga obduksioni, nuk mund të themi  nga cilat arsye ka vdekur. Kur do t’i kemi rezultatet, do të qartësohen të gjitha dyshimet”, na theksoi Bojaxhiski në bisedën telefonike më 4 prill të vitit 2017.

Me prokurorin Bojaxhiski përmes telefonit kemi biseduar edhe një herë, mirëpo nuk kishte informata të reja, sepse rezultatet nga obduksioni ende nuk janë gati.

Dëshmia e familjarëve dhe fqinjëve të Jusinov, tregon për anomali të mudnshme serioze dhe lëshime të shërbimeve të burgut dhe mjekëve. Ata thonë se nuk i kanë ofruar ndihmë katër orë të tëra, derisa ai ka qenë në agoni paramortore. Jusinov pas vetes la bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.

Disa ditë para vdekjes së Jusinovit, CIVIL kërkoi informatë për këtë rast tragjik, nga autoritetet e burgut në Shtip, por nga atje na drejtuan në Drejtorinë për zbatim të sanksioneve. U drejtuam edhe atje. Në bisedë telefonike, përfaqësuesja nga Drejtoria kërkoi nga ne të dërgojmë pyetje përmes postës elektronike. Deri sot, nuk ka asnjë përgjigje.

CIVILI prej burimeve të veta kupton se Andrias Rexhepov, ka vdekur në burgun  në Idrizovë nga konsumimi i tepërt i tabletave, gjegjësisht, se sipas obduksionit, vdekja ka ndodhur si rezultat i intoksikimit me metadon dhe benzodiazepin, por nuk ka vërtetim zyrtar për këtë informatë. Rexhepov ka qenë i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim me burg për trafikim fëmije.

Nehru Rexhepov, babai i 21 vjeçarit Rexhepov i cili vdiq më 11 mars, katër ditë më vonë, më 15 mars të vitit 2017, për Civilin deklaroi se ka dyshime se disa prej  shërbimeve në burg janë  fajtorët  për vdekjen e tij. Ai ka pasur dëshmi anonime nga një i burgosur, i cili ka pretenduar se djalin “e kishin rrahur policët“. Për vdekjen e djalit të tij e kishin informuar shokët e tij nga burgu, gjë që ështe shkelje rregulloreve  për informim me kohë të familjarëve.

CIVIL Media, për fat të keq, në periudhën e kaluar nuk ka arriti të kontaktojë me prokurorin që e udhëheq rastin për  vdekjen e Rexhepov.

Qendra Evropiane për të drejtat e romëve, Budapest, është përfaqësuesi juridik i të ndjerëve Rexhepov dhe Jusinov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button