Flini pak orë? ja nga çka rrezikoheni

Rreziqet për organizmin nëse flini më pak se shtatë orë
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme shëndetësore, andaj duhet pasur kujdes se sa orë gjumë bëjmë çdo natë. Nëse çdo natë flini më pak se 6 orë ju po dëmtoni organizmin tuaj, transmeton 21Media.

Më poshtë mund të lexoni të gjitha gjërat që i ndodhin trupit nëse nuk flini sa duhet.

Pamja juaj do ta reflektojë këtë gjë. Rrathë të zinj, lëkurë e zbehtë? Është e vërtetuar shkencërisht që mungesa e gjumit ndikon në pamjen tuaj të jashtme. Mund të sëmureni më lehtë. Privimi afatgjatë i gjumit mund t’ju bëjë më të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe diabetit. Mund të fitoni peshë më lehtë.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që flenë për më pak se shtatë orë në natë kanë tendencë për të fituar më shumë peshë. Mungesa e gjumit redukton nivelet e leptinës, kimikati që ju bën të ndiheni të ngopur dhe rritet niveli i ghrelin që stimulon urinë. Mund të ndikojë në trurin tuaj. Mungesa e gjumit mund të çojë në depresion dhe ankth si dhe çrregullime bipolare. Ulet dëshira për seks. Hulumtimet tregojnë se ata që flenë më pak, kanë më pak dëshire për seks. Gjithashtu preket edhe kujtesa juaj afatgjate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button