Jahjaga në Beograd shpalos vuajtjet e grave të dhunuara

Ish presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jetë pjesë e edicionit të katërt të festivalit “Mirëdita Dobar Dan” që mbahet në Beograd.

Ajo do të flasë para të pranishmëve për gratë e dhunuara e të torturuara në luftën e fundit në Kosovë, transmeton 21Media.

Jahjaga ka marrë lejen e shtetit serb për futje brenda territorit ndërsa do të jetë e pranishme në promovimin e librit “Dua të dëgjohem: libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”.

Festivali “ Mirëdita Dobar Dan” fillon më 31 maj dhe do të zgjasë deri me 3 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button