Në vërshimet në Sri Lankë jetën e humbën 103 persona, 230 mijë janë zhvendosur

India u bashkua në ofrimin e ndihmës për Sri Lankën, pasi në vërshimet monsune jetën e humbën të paktën 103 persona, ndërsa rreth 230 mijë duheshin t’i braktisnin shtëpitë e tyre. Gjithsej 113 persona vlerësohen të zhdukur.

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan vërshime të mëdha dhe rrëshqitje në pjesën jugore dhe perëndimore të Sri Lankës, ndërsa në ofrimin e ndihmës merr pjesë edhe ushtria, e cila me aeroplanë është duke e shpëtuar popullatën dhe banorëve lokal ua dorëzon produktet e domosdoshme.

Ministri i Punëve të Brendshme paralajmëroi për rrezikun për përmbytje të reja dhe apeloi që banorët të cilët jetojnë në rajonet më të ulëta të transferohen në pjesët më të larta të vendit.

“Kemi informacione se ekzistojnë sfera ku as helikopterë e as anije nuk mund të afrohen”, theksoi ministri, duke plotësuar se Qeveria ka sjellë 10.000 rripa për shpëtimin e njerëzve të cilët janë ngujuar, ndërsa akoma mund të evakuohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button