Kryeministri i Malit të Zi komenton shtyrjen që i bëri Trump në Bruksel (VIDEO)

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic e ka komentuar me sportivitet shtyrjen që i ka bërë Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Bruksel në Samitin e NATO-s teksa përfaqësuesit e shteteve anëtare po përgatiteshin për të bërë fotografinë e grupit.

Kryeministri Markovic ka thënë se Trump e meriton të jetë në rendin e parë të liderëve, si udhëheqës i superfuqisë më të madhe botërore.

“I kam parë reagimet. Ajo ishte një situatë pa ndonjë tendencë. Nuk e përjetoj në asnjë mënyrë tjetër. Dua të them se është e natyrshme që Presidenti i SHBA-së të jetë në rendin e parë. Mali i Zi mbetet i dedikuar miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Ai madje ka thënë se me Trump ka biseduar dy herë gjatë Samitit. Së pari, ka thënë se me të ka biseduar rreth 20 minuta ndërsa më vonë gjatë punimeve të samitit të NATO-s kanë shkëmbyer po ashtu biseda.

Markovic, vendi i të cilët dje formalisht ka marrë pjesë në takimin e NATO-s, pak ditë para anëtarësimit të plotë në aleancën më të fuqishme të botës, ka thënë se e ka falënderuar Trumpin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, në Senatin Amerikan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button