Zbulohet shkaku që Edi Rama ka ndryshuar stilin e veshjes

Edi Rama është dalluar gjithmonë për stilin e veshjes. Megjithatë, me emërimin Kryeministër, veshjet e tij morën natyrë zyrtare, edhe pse personalizimet nuk mungonin, por kjo nuk zgjati shumë.

Kohët e fundit kemi parë sa shpesh po vesh ai bluza pambuku me printe. Janë zgjedhja e përhershme në takime me elektoratin, udhëtime në Shqipëri, vizita dhe vetëm para pak ditësh u shfaq me një prej tyre, edhe në takimin në Bruksel me Federica Mogherini-n dhe kryeministrat e Ballkanit. Sigurisht që Edi Rama dallonte mes tyre për bluzën poshtë xhaketës dhe atletet.

Nëse duam një shpjegim për këtë dashuri intensive për bluzat dhe veshjet sportive, tani e kemi. Kryetari i Bashkisë së natës së Tiranës, Briken Fejzullai, i njohur për stilin e tij, ka postuar një foto me Kryeministrin, ku Edi Rama është me një veshje klasike, ndërsa Brikeni me veshjen e tij klasike, që të sjell në mendje veshjet e Ramës sot. “Ishin vitet, kur vishej me kostum dhe kollare.Pastaj m’njofti mu… dhe gjithçka ndryshoi”, ka shkruar ai me shaka.

Duket sikur ka të drejtë, edhe pse duke njohur ekstravagancën e Edi Ramës, e dimë që nuk ka pasur shumë nevojë për frymëzim. Po ta shohim të vizatojë lëkurën, atëherë do themi që Brikeni e ka seriozisht!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button