G-7, nënshkruhet deklarata për luftë kundër terrorizimit

Liderët e anëtareve të Grupit shtatë vendet më të zhvilluara industriale në botë (G-7) sot në takimin e kryesisë në vendin italian Taormina nënshkruan Deklaratë për luftë kundër terrorizimit.

“Deklarata e G-7 për luftë kundër terrorizimit është sinjal i fuqishëm për solidaritet me Britaninë e Madhe pas sulmit terrorist në Mançester”, deklaroi nikoqiri i tubimit, kryeministri italian Paoli Xhentiloni.

Ai iu falënderua pjesëmarrësve në Samit për unitetin e treguar dhe vendosmërinë për luftë të mëtejme kundër terrorizmit.

“Pas asaj që ndodhi në Mançester, kjo është porosi për miqësi dhe afërsi me Britaninë e Madhe”, tha Xhentiloni.

Kryeministrja britanike Tereza Mej nga ana e saj homologëve të saj prezentë në takim iu falënderua për mbështetjen e shfaqur ndaj Britanisë së Madhe pas “aktit të tmerrshëm terrorist” në Mançester.

Siç njoftoi TASS, në deklaratën përfundimtare të takimit, që duhet të miratohet nesër, liderët e G-7 vlerësojnë se programi raketor verikorean dhe programi bërthamor “kanë arritur nivel të ri” dhe paraqesin kërcënim për paqen.

Sipas burimeve diplomatike, testimet raketore dhe zhvillimi i armëve bërthamore nga ana e Koresë Veriore ka qenë nga temat kryesore në pjesën e sotme të Samitit të G-7, me ç’rast është vlerësuar se duhet pjesëmarrje e vendeve për zgjidhjen e këtij problemi.

Liderët G-7 në deklaratën përfundimtare gjithashtu do ta shprehin edhe gatishmërinë e tyre t’u ndihmojnë vendeve prej të cilave arrijnë emigrantët.

“Duhet të përpilohet plan për zgjidhjen e situatës së jashtëzakonshme, por edhe strategji për menaxhim me emigrimin në plan afatgjatë. U dakorduam t’u ndihmojmë vendeve të krijojnë kushte për shfrytëzimin e shkaqeve për migrim masiv prej tyre”, theksohet në propozim tekstin e deklaratës.

Në tekst konfirmohet se duhet të respektohen të drejtat e emigrantëve dhe refugjatëve, por me këtë rast shtetet e pavarura të kenë të drejtë t’i kontrollojnë kufijtë personal dhe të vendosin kufizime për pranim të emigrantëve, sepse “ky është kusht kryesor për sigurinë e tyre kombëtare dhe prosperitetin ekonomik”.

Takimi dyditor i kryesisë së G-7 filloi sot në qytetin italian Taormina në ishullin e Sicilisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button