Zaev u ri-zgjodh kryetar i LSDM-së (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përpara të pranishmëve i ka përsëritur qëndrimet e LSDM-së për Qeveri reformatore dhe për të ardhmen në integrimin e Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Qytetarët pas 11 viteve janë në prag të formimit të qeverisë së re reofmratore, të qeverisë që do të jetë e tyre. Kemi mundësin para nesh për të ndërtuar shoqëri për të gjithë. Kjo nuk është fund e luftës për jetën që e zgjodhëm. Ky është fillimi ynë. Që sot, prej këtu është fillimi për Maqedoninë tonë”, tha Zoran Zaev.

Ai tha se duhet të fokusohen në krijimin e kushteve për të mbajtur qytetarët këtu në Maqedoni.

“Besova dhe sot e di se nuk jam vetëm. Dallimet janë forca ynë dhe me tërë forcën do të luftoj kundër ndarjeve që dobësuan shoqërinë.”, tha Zaev mes tjerash.

Ai premtoi se do të punojnë me përkushtim dhe do të tentojnë që të arsyetojnë përkrahjen e dhënë.

“Nuk do të lejojmë që të përsëritet e keqja që e ka bërë VMRO-DPMNE-në. Besojmë se çdonjëri është i rëndësishëm. Për këtë shkak do të mundësojmë shanse të njëjta për të gjithë. Nga java e ardhshme fillon iniciativa jonë e re, hapim shoqëri të mundësive, mundësi për të gjithë”, deklaroi Zoran Zaev.

18741958_10209070907717191_1728195589_n

18745419_10209070907997198_1992536657_o

18745098_10209070908997223_1066576971_o

18765186_10209070906837169_878860400_o

————————————————————————————-

Liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, sot në kongresin e partisë e pret rizgjedhja për kryetar të LSDM-së. Zaev është kandidati i vetëm për kryetar të partisë që do të zgjidhet në kongresin e 22 të rregullt që po mbahet në “Aleksandar Palace” në ora 12:00, njofton Portalb.mk..

Nëse sot Kongresi i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë përfundon më herët, pas saj do të ketë takime me partitë që janë pretende për pjesëmarrje në Qeveri. Nëse kjo nuk bëhet sot, më së voni do të dihet të dielën, kështu bëri të ditur dje kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të takimeve me BDI-në, koalicionin Aleancën për Shqiptarët dhe Rilindjen me Besë.

“Sot jam takuar me Ali Ahmetin, Zijjadin Selën dhe përfaqësuesit e Lëvizjes BESA për të finalizuar bisedimet për përbërjen e re të Qeverisë. Bisedime janë nga përfundimi por se ende nuk mund të flasim për përbërje të Qeverisë. Presim që të gjitha partitë të jenë pjesë e Qeverisë por kjo do të kuptohet nesër ose më së voni deri të dielën. Edhe nesër do të ketë takime me partitë nëse Kongresi i LSDM-së përfundon me kohë si është paraparë, nëse jo atëherë bisedimet ndërpartike do të vazhdojnë të dielën në mëngjes”, tha Zaev.

Përndryshe, dje zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu pas takimi të liderit të kësaj partie, Bilall Kasami me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet partive dhe se nuk largohen nga kërkesat të cilat ia kanë parashtruar LSDM-së si kusht për pjesëmarrje në Qeveri.

Ndërsa dje gjithashtu në selinë e LSDM-së u mbajt takim mes liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe kryetarëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ku siç thuhet, janë dakorduar hollësirat e fundit për përbërjen më të re qeveritare.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit tha se ata dhe palët tjera janë të interesuara që sa më shpejtë të përfundojë ky kapitull dhe të formohet qeveria e re.

Lidhur me Lëvizjen Besa, Ahmeti tha se ai nuk ka njohuri mbi zhvillimet e bisedimeve mes tyre dhe LSDM-së, sepse siç tha, ata po bisedojnë veçmas prej tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button