Estonia dëbon dy diplomatë rusë

Ministria e Jashtme e Estonisë tha se ka dëbuar dy diplomatë rusë, por nuk dha më shumë detaje.

Shërbimi Baltik i Lajmeve i identifikoi dy diplomatët si Dmitry Kazennov, konsull i përgjithshëm i Rusisë në qytetin Narva, dhe Andrei Surgayev, konsull, transmeton REL. 

“Ky është një tjetër veprim jomiqësor dhe i pabazë, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Estonisë – vend anëtar edhe i Bashkimit Evropian, edhe i NATO-s – kanë qenë të tensionuara me vite.

Më herët, këtë muaj, një gjykatë estoneze ka dënuar një shtetas rus me pesë vjet burgim, pasi e ka gjetur fajtor për spiunim për Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button