BMW tërheq mbi 45 mijë automjete të vjetra

Kompania e BMW-së do të tërheq më shumë se 45.000 automjete të vjetra të serisë 7 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), sepse dera papritmas mund të hapet gjatë vozitjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërheqja përfshinë automobila të prodhuara në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2008 me nivel të lartë të komoditetit dhe opsionit të butë të mbylljes së dyerve.

Nga BMW theksojnë se kjo mund të duket se dera është e mbyllur dhe e kyçur, porse mund aksidentalisht të hapet për shkak të kushteve të rrugës apo kontaktit me ndonjë nga njerëzit në makinë.

Hapja aksidentale e deres mund të sjell deri te ajo që ndonjë nga pasagjerët të del nga automobili ose të rris rrezikun e plagosjes në ndeshje.

Kompania theksoi se është e mundur që brava e derës të prishet me kalimin e kohës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button