Mbi 90 të vdekur gjatë përmbytjeve në Sri-Lankë

Të paktën 91 persona e humbën jetën, ndërsa rreth 110 konsiderohen për të zhdukur gjatë përmbytjeve dhe disa shembjeve të dheut në Sri-Lankë, të shkaktuara nga shirat monsune.

Siç kumtuan autoritetet e Sri-Lankës, për shkak fatkeqësive natyrore rreth 20.000 persona janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre në pjesët jugore dhe perëndimore të këtij vendi ishull në Oqeanin Indian.

Qeveria në Kolombo tashmë ka kërkuar ndihmë nga KB-ja dhe vendet fqinje në ballafaqimin me pasojat nga përmbytjet dhe shembjet e dheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button