Ahmeti dhe Bejli biseduan për formimin e Qeverisë së re

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Ambasadën e SHBA-së në Shkup u takua me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli.

Ahmeti dhe Bejli bashkëbiseduan rreth formimit të Qeverisë së re reformuese dhe për situatën politike në vend dhe në rajon, transmeton MIA.

Lideri i BDI-së theksoi që partia e tij është e përkushtuar për reforma në shtet duke filluar fuqishëm me reformimin e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës.

Nëpërmjet të zbatimit të reformave, Maqedonia do ta ndihmon rikthimin e fokusit ndërkombëtar edhe në integrimin e shpejt në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Prioritete tjera të Qeverisë mbeten edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshja e Ohrit bashkë me rritjen e standardit jetësor, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ahmeti shprehu bindjen që javën që vjen, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re reformuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button