Mogerini: BE-ja nuk do ta ndërpret procesin e eurointegrimeve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini, në darkën e punës të mërkurën në Bruksel me kryeministrat e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, ka premtuar se Bashkimi Evropian nuk do ta pengojë procesin e integrimit të tyre, derisa ata të arrijnë deri në instancën e fundit, shkruan sot gazeta beogradase “Veçernje novosti”.

Ajo, megjithatë, ka theksuar se për shkak problemeve të shumta në vetë BE-në, tani për tani nuk mund të parashikojnë afate të sakta për pranimin e anëtareve të reja.

Gazeta komenton se me këtë deklaratë, Mogerini ka tentuar t’i dëbojë druajtjet në vendet nga Ballkanin Perëndimor për ndjenjën se integrimi evropian i vendeve nga rajoni është në ngecje.

Vetë takimi, gjithashtu, u konvokua me qëllim që të tejkalohet zhvillimi negativ i situatës – BE të angazhohet me mbështetje të dinamikës së negociatave, ndërsa vendet kandidate me përmbushje të obligimeve të ndërmarra.

Për këtë ka pasur edhe propozim të mos ketë shtyrje kohore të procesit të negociatave, por të ndërpritet madje para pranimit të vendeve në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button