Me propozim-buxhetin Trump kërkon heqjen e “Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase”
Propozim buxheti i Shtëpisë së Bardhë për vitin 2018, që është dërguar te Kongresi parasheh heqje të “Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase” dhe zvogëlim të buxhetit për “Radio Evropën e Lirë” në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.mk.
Kjo është heqja dhe reduktimi i vetëm i fondeve nga të gjitha shërbimet e rajonit. Nuk ka asnjë heqje të shërbimeve në gjuhen serbe dhe shqipe, në Bosnjë dhe kështu me radhë. Maqedonishtja është gjuha e vetme që ka heqje ose reduktim në të dy shërbimet.
Në shpjegimin e dokumentit të propozim-ligjit thuhet se transmetimi i “Zërit të Amerikës” do të zvogëlohet në Afganistan, Indonezi, Ruandë dhe Burundi, ndërsa parashihet “transmetim të programeve për Maqedoninë”. Propozohet edhe mundësisht bashkimi i programeve në Amerikën Latine dhe Kubën.
Kundër këtij propozimi qëndron shpjegimi se te “Zëri i Amerikës” numri i publikut është rritur në rrjetet sociale për 462 për qind.
Në lidhje me atë se për “Radio Evropën e Lirë” në gjuhen maqedonase parashihet ulje të buxhetit për 200.000 euro që do të thotë se do të ulet numri i të punësuarve.
Në shpjegimin e këtij shërbimi, thuhet se si rrjet i mediave në Ballkan, Radio Evropa e Lirë ka siguruar mbulim të plot të krizës me emigrantët, të krizave politike në Serbi, Kosovë, Maqedoni, por edhe ndikim e Rusisë në rajon.
Megjithatë, propozim-ligji i SHBA-ve duhet të miratohet në Kongres.