Rrënohet Xhamia në periferi të Beogradit (VIDEO)

Në Zemun, në periferi të Beogradit është rrënuar një xhami të cilën e kishte ndërtuar Bashkësia Islame e Serbisë, derisa arsyetimi për rrënimit e saj sipas autoriteteve lokale të Zemunit, është se ajo ishte ndërtuar pa leje.

Aksioni për rrënimin e saj ka filluar gjatë natës rreth orës 3 dhe 4, derisa forca të shumta të policisë dhe xhandarmerisë kishin bllokuar zonën për shkaqe të sigurisë.

Sipas zyrtarëve komunalë, është rrënuar kati i parë dhe kulmi i këtij objekti fetar, që kishte filluar të ndërtohet sipas mediave serbe pa leje në vitin 2014. Punimet ishin ndërprerë disa herë, por ato kishin filluar sërish pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Ky aksion është kundërshtuar nga besimtarë që i përkasin besimit Islam, ndërsa rrënimi i saj është kryer në prezencë në përfaqësuesve të Bashkësisë Islame.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button