Sot pritet përbërja e Qeverisë, nesër kongresi i LSDM-së

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, paralajmëroi se pret që sot të dihet përbërja e kabinetit të tij qeveritar, ndërkaq javën e ardhshme të zgjidhet Qeveria e re, njofton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, nesër do të mbahet kongresi i 22 i LSDM-së në “Aleksandar Palace”, ku Zaev do të jetë kandidat i vetëm për kryetar të partisë.

Në kongres do të zgjidhet edhe përbërje e re e Bordit Qendror të partisë dhe duke e pasur parasysh se muajin e ardhshëm skadon mandati i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button