Daçiq: Agjenti duhej të njoftojnë nëse shtetasit serb kanë qenë pjesë e sulmit në Kuvend

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se përfaqësuesi i Agjencisë Informative të Sigurimit (AIS), Goran Zhivaleviq, me hyrjen në Kuvendin e Maqedonisë në natën kur u sulmua ajo, nuk i ka shkelur protokollet diplomatike dhe vetëm e ka kryer punën e tij, njofton Portalb.mk.

“Nuk ka marrë pjesë në vepër penale, vetëm ka raportuar për situatën në Maqedoni, pasi që Serbia, patjetër duhet të dijë se si ajo situatë do të ndikojë në interesat nacionale dhe shtetërore”, tha Daçiq.

Ai shtoi se në natën e 27 prillit, më saktësisht në të enjten e përgjakshme nuk ka pasur qytetarë serb.

Ndryshe, Goran Zhivaleviq, është ish zëvendës drejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë Serbe –BIA, ndërsa tash është zyrtar i cili punon në ambasadën në Shkup tashmë në mandatin e tretë. Ai ka hyrë në Kuvend pas orës njëzet me grupën e turmës dhe është drejtuar drejt sallës plenare ku akoma ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të Tellmës dhe Kohës ai aty edhe është fotografuar.

Goran Zhivaleviq për televizionin Tellma ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në Kuvend pas detyrës zyrtare që të shoh se në incident a kanë marrë pjesë edhe persona nga Serbia, tifoz ose ekstremist.

LEXO: Oficieri i Agjencisë Informative të Sigurisë Serbe ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend

LEXO: Zaev: Me Viçiqin nuk kemi biseduar për agjendin e Serbisë, por për bashkëpunim

LEXO: Vuçiç: Marrëdhëniet e mira me SHBA-të, të rëndësishme për Serbinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button