Haradinaj: Njerëzit e ekonomisë janë heronjtë e këtij vendi

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi në Pejë ka folur për ekonominë, duke thënë se Qeveria duhet të ju jap përkrahje të madhe bizneseve dhe të jetë sa më afër tyre, njofton Klan Kosova.

“Peja ka ditë me pri në ekonomi edhe në kohërat më të vështira, njerëzit e këtij vendi janë kthyer në fuqi ekonomike. Për disa që janë në nisje të biznesit e për disa që janë në mes të rrugës, ne do t’ju japim përkrahje”.

“80 mijë biznese i ka Kosova sot, sikur të kishim arritur me qenë në një tavolinë me ta dhe të kuptojmë çfarë ka bërë secili, do të ishte më mirë”.

“Kjo logjik përfundon atë ditë që unë ja nisi punës, ne nuk kemi me punu larg ose ndaras, por në një tavolinë”.

“Në një tavolinë që na zë të gjithëve, do të bisedojmë me secilin që ka biznes, dhe kemi me e pa cila është detyra jonë”.

“Do të rrugëtojmë bashkë”.

“180 mijë njerëz kanë tokë në Kosovë, 180 mijë njerëz kanë mundësi nëse Kosova i përkrah, që ia lehtëson atij të arrijë në treg, ka plot, janë x veprime që mundesh me e pru punën që prodhimi i këtij vendi me qenë më i lirë në treg”.

“Do të vendosim në një tavolinë, nuk jeni ju ata që duhet me ju sha, as me ju ardh marre, njerëzit e ekonomisë sot janë heronjtë e këtij vendi”.

“Nëse dikujt duhet me i ardhë marre ata janë politikanët, atyre duhet me ju ardhë marre”.

“Ekonominë keni me bo ju, e tash e mas e keni edhe një aleat, e ajo është Qeveria e Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button