Erdogan dhe krerët e BE-së biseduan për marrëveshjen për refugjatët

Zbatimi i marrëveshjes për refugjatët ndërmjet Turqisë dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të takimit të sotëm të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan me njerëzit e parë të Këshillit të Evropës dhe Komisionit evropian, Donald Tusk dhe Zhan Klod Junker në Bruksel.

Siç lajmëroi TASS, në takim, të mbajtur në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel, Erdogan dhe krerët e unionit e cekën domosdoshmërinë e aktivizimit të bashkëpunimit në implementimin e marrëveshjes për refugjatët, e cila, sipas Ankarasë, nuk është mjaftueshëm efikase.

Sipas burimeve në Bruksel, me iniciativë të Erdoganit në takim është bërë fjalë edhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe për domsdoshmërinë e zgjidhjes sl problemit qipriot.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Bruksel, Erdogan pati takim edhe me presidentin e ri francez, Emanuel Makron, me ç’rast ishte arritur  për përpjekje më të mëdha në rritjen e këmbimit bilateral tregtar deri 20 miliardë dollarë.

Gjatë bisedimeve me Makron, e ceki edhe nevojën për dhënien e impulsit të ri në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Ankarasë dhe u angazhua për lirim të gazetarit francez, matias Delardon, i cili para dy javëve ishte arretsuar në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button