Ish kryeministri grek Papademos është lënduar gjatë një shpërthimi në automobil

Një bombë ka shpërthyer në automobilin e ish kryeministrit grek dhe guvernatorit të Bankës Qendrore Lukas Papademos, me ç’rast janë lënduar ai dhe shoferi i tij, njoftoi policia greke.

Të dy menjëherë janë transferuar në spital.

Sipas edicionit elektronik të gazetës “Katimerini”, Papademos ka pësuar pasi ka hapur letër-bombë në automobilin e tij, me ç’rast ka marrë lëndime në duar dhe këmbë.

Incidenti ka ndodhur derisa automjeti ka qenë në lëvizje në afërsi të qendrës në Athinë.

Lukas Papademos është ish guvernator i Bankës kombëtare greke, ish kryetar i Bankës Qendrore Evropiane dhe kryeministër i dikurshëm i Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button