Tramp: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje terrorizmit dhe migrimit

NATO duhet t’i kushtojë vëmendje luftës kundër terrorizmit dhe migrimit, si dhe kërcënimit nga Rusia dhe siguria e kufijve lindor, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Tramp, gjatë zbulimit të përmendores me mbetjet nga rrënojat e kullave binjake në Nju-Jork nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, që është vendosur në selinë e re të Aleancës në Bruksel.

Ai porositi edhe se anëtaret e Aleancës duhet t’i përmbushin obligimet e veta financiare ndaj Organizatës, duke potencuar se 23 nga 28 vende nuk paguajnë për mbrojtjen e vet, aq sa duhet.

“Nëse shtetet nga NATO-ja i përmbushin obligimet e veta, Aleanca do të jetë shumë më e fuqishme para kërcënimeve nga terrorizmi. Nuk e di sa kushtoin selia e re këtu, nuk guxova të pyes, por është e bukur”, tha Tramp.

Gjatë zbulimit të përmendores, Tramp kërkoi nga të pranishmit që me një minutë heshtje t’u shprehet respekt viktimave nga sulmi i së hënës në Mançester, i cili, siç tha, është vepër e “të mjerëve”.

“Ajo gjë e tmerrshme e tregoi thellësinë e së keqes dhe fytyrën e terrorit. Ai ishte një sulm barbar ndaj civilizimit tonë”, tha Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button