Ivanov në Romë në manifestimin “Maqedonia për nder të Shën Kirilit”

Në kuadër të manifestimit “Maqedonia për nder të Shën Kirilit”, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov, sot në Romë e vizitoi bazilikën “Shën Klimenti”, ku vendosi lule në varrin e Shën Kirilit.

Presidenti i Maqedonisë e vizitoi edhe bazilikën “Santa Maria Maxhore”, ku në vitin 2015 me iniciativë të tij në shenjë falënderimi në emër të të popullit të Maqedonisë, ishte vendosur pllakë përkujtimore në gjuhën maqedonase për nder të iluministëve sllovenë, vëllezërve Shën Kirili e Metodi. Ivanov e vizitoi edhe bazilikën “Shën Paolo”, ku vendosi lule në varrin e apostullit Shën Pali.

Në kuadër të manifestimit “Maqedonia për nder të Shën Kirilit”, sonte në teatrin Gione në Romë, shefi i shtetit do të marrë pjesë në koncertin e etno grupit nga Maqedonia “Bakllava”, ku do të prezantohet tradita burimore muzikore e Maqedonisë.

Nesër, Ivanov do të ketë audiencë tek Papa Françesku, ndërkaq do të realizojë takime edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button