Gruevski: Maqedonia menjëherë të marrë ftesë për NATO dhe të fillojë negociata me BE-në

T’i bëhet ftesë Maqedonisë për anëtarësim në NATO menjëherë dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, kërkoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ai u bëri thirrje anëtareve të NATO-s dhe BE-së t’i fillojnë negociatat në pajtim me marrëveshjen e vitit 1995 sipas të cilës, siç tha, nuk ka kurrfarë pengese të fillohen negociatat, ndërsa çështja me fqinjin jugor të zgjidhet gjatë procesit, transmeton MIA.

Më mirë dhe më e dobishme është, siç tha, posaçërisht pas kësaj krize politike që ndodhi në Maqedoni të gjendet mënyrë dhe forca që të bisedohet edhe me Greqinë fqinje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button