Kiracovski: Nëse vazhdohet kështu, gjykatësit mund të bëhen pjesëmarrës të sulmit në Kuvend

Nëse vazhdohet që me dënim me kusht të dënohen edhe të akuzuarit e tjerë për sulmin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, gjykatësit mund të bëhen pjesëmarrës të këtij sulmi. Kështu vlerësoi sot zëvendëskryetari i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski, njofton Portalb.mk.

“Vendimi i marrë para disa ditëve për sulmuesit në Kuvend paraqet turp për gjyqësorin dhe është  i papërshtatshëm.  Nëse gjykatat dhe Prokuroria vazhdojnë të punojnë në të njëjtën mënyrë që t’i trajtojnë edhe të akuzuarit e tjerë për sulmet në Kuvend, ju rekomandoj se do të bëhen pjesëmarrës edhe ata në veprën keqbërëse të 27 prillit”, tha Kiracovski.

“Më 27 prill nuk ndodhi vetëm dhunë në Kuvend por u bë edhe kërcënim terrorist i përparimit kushtetues. Atë ditë është kryer tentim i organizuar, planifikuar dhe fatmirësisht i pasuksesshëm për vrasje të deputetëvei”, vlerësoi ai.

Kiracovski vlerësoi se Prokuroria Publike duhet t’i qaset punës në mënyrën e duhur në zbardhjen e rasteve , duhet të gjenden kryerësit e sulmit të gjykohen në mënyrën e duhur dhe ashtu të dënohen, në të kundërtën do të përcillet porosi jo e mirë në publik, porosi për përsëritje të rasteve të ngjashme edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button