Në Moskë arrestohen katër anëtarë të SHI-së

Disa agjentë të Shërbimit federal rus të sigurisë (SHFS) në Moskë i arrestuan katër anëtarë të grupit Shteti Islamik (SHI), të cilët dyshohen se kanë përgatitur sulm terrorist në kryeqytetin e Rusisë.

Në mesin e të arrestuar ka edhe rusë edhe shtetas të vendeve të Azisë Qendrore. Ekziston dyshimi se ata kanë përgatitur sulm me bomba të përpunuara në dorë ndaj objekteve të infrastrukturës transportuese në Moskë.

Udhëheqësia e grupit ka vepruar në territorin e Sirisë.  Supozohet se të arrestuarit pas sulmit të kryer është dashur të shkojnë në Siri dhe të përfshihen në radhët e SHI-së.

SHFS kumtoi se edhe gjatë bastisjes së shtëpive të të arrestuarve është gjetur “laborator për prodhimin e mjeteve eksplozive, bombës së përpunuar dhe komponentave për përpunimin e mjeteve shpërthyese”. Gjithashtu, janë gjetur edhe armë automatike, municion, bomba dhe letërsi dhe video me përmbajtje ekstremiste dhe terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button