Shkurtimi i buxhetit do t’ia “pamundësonte” punën OKB-së

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zvogëluar fondet për Kombet e Bashkuara, do t’ua bëjë “të pamundur” atyre të vazhdojnë punën, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, shkruan REL.

Trump ka propozuar zvogëlimin e fondeve për diplomacinë dhe ndihmën amerikane për një të tretën ose për 19 miliardë dollarë.

Fondet paqeruajtëse të OKB-së do të zvogëloheshin për 1 miliard dollarë, ndërsa ato të organizatave ndërkombëtare për 44 përqind.

“Shifrat e prezantuara do ta bëjnë të pamundur për OKB-në të vazhdojë gjithë punën e saj të rëndësishme, për avancimin e paqes, zhvillimit, të drejtave të njeriut dhe ndihmës humanitare”, tha Dujarric.

Kongresi e ka fjalën e fundit mbi shpenzimet e SHBA-së dhe ligjvënësit amerikanë kanë thënë se nuk i mbështesin shkurtimet e tilla drastike.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në OKB, duke paguar 22 përqind të buxhetit bazë prej 5.4 miliardë dollarësh dhe 28.5 përqind të buxhetit paqeruajtës prej 7.9 miliardë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button