Formimi i Qeverisë bllokon edhe zgjedhjen e prokurorëve publik

Fillimisht të zgjidhet Qeveria e re, është njëra nga tre pengesat për shkak të të cilave nuk u mbajt mbledhja e Këshillit të Prokurorëve Publik, arsyeja e dytë është rendi i ditës kurse e treta mungesa e dy anëtarëve, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski theksoi se situata është alarmante, sidomos në Prokuroritë Themelore dhe për këtë është thirr në zgjedhjen e prokurorëve publik që të plotësohen vendet e zbrazëta.

“Disa nga anëtarët e Këshillit thonë se deri sa nuk ka Qeveri të re nuk mund ta zhvillojmë zgjedhjen e prokurorëve publik, për zgjedhjen e prokurorëve publik nuk mund të parashtrojmë kërkesë për zgjedhje. Do të durojmë, prokuroritë publike nuk mund të bëhen pa prokurorë publik, por edhe është koha që të sillet vendim për parashtrim të kërkesës për zgjedhje të prokurorëve publik”, tha Anevski.

LEXO: Prokurorinë e Shkupit do ta udhëheq zëvendësi i Geshkovskës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button