Qeveria e re do të zgjerohet edhe me partitë opozitare jashtëparlamentare

Pas formimit të qeverisë me partitë parlamentare shqiptare, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të fillojë bisedime edhe me partitë politike dhe koalicionet opozitare jashtëparlamentare me qëllim që të kyçen në nivele të caktuara në qeveri, njofton Portalb.mk

Siç bën të ditur Fokus nga burimet partiake, Zaev gjatë kësaj periudhe mban kontakte të rregullta me Lupço Georgievskin, Lube Boshkovskin, Stojançe Angellovin dhe Pavlle Trajanovin, si dhe me liderët e tjerë opozitarë dhe me partitë të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk kanë fituar asnjë deputet, por takimet e drejtpërdrejta dhe bisedimet konkrete me qëllim që ata të kyçen në qeveri.

Nga këto parti jo zyrtarisht thonë se do të bisedojnë që të kyçen në nivelet më të ulëta të qeverisë në vendet e drejtorisë, por edhe do të bisedojnë për ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, me qëllim që partitë “më të vogla” të veprojnë me dinjitet, në vend dhe të grupohen në koalicionet e partive më të mëdha.

Gjithashtu, nga aty paralajmërojnë bisedime rreth shfaqjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si dhe për mundësitë për pasoja eventuale, të cilat në masë të madhe do të vareshin pikërisht nga rezultati i zgjedhjeve për kryetar të Komunave dhe këshilltarë.

Prej kur do ta formojë kabinetin qeveritar me BDI-në, Aleancën për Shqiptarët dhe eventualisht me BESËN, anëtarësimi i së cilës definitivisht do të dihet këto ditë, mandatari Zaev si tashmë kryeministër i zgjedhur duhet të bisedojë edhe me partnerët e “vegjël” nga koalicioni parazgjedhor i LSDM-së, që të merren vesh se cilat pozita do të ju epen.

Duke pasur parasysh shumicën e koalicioneve partnere pas zgjedhjeve nga blloku shqiptar, nuk ka mbetur asnjë vend ministror që do të mund ta merrnin, kështu PDL e Goran Milevskit, PRSD e Tito Petkovskit dhe partitë tjera duhet të jenë të kënaqura me pozitat e zëvendësministrave, funksionet e drejtorëve dhe vendet udhëheqëse, por edhe të përpiqen të argumentojnë njerëzit e tyre të jenë kandiduar për kryetar të Komunave në disa Komuna nga ana e koalicionit.

Disa nga këto, thënë kushtimisht, partitë më të vogla parlamentare dhe jashtëparlamentare, që zhvillojnë ose do të zhvillojnë bashkëpunim formal dhe joformal me socialdemokratët, dinë të japin kritika ndërmjet veti nga lloji se cili më tepër ka kontribuar në lutën për ndryshimin e qeverisë, në kontekst për ndarjen e pozitave.

Një pjesë e tyre, i kundërshtojnë mundësitë për ministra qeveritar të jenë biznesmen që kanë qenë të afërt me VMRO-DPMNE-në të Nikolla Gruevskit, si Koço Angjushev ( zëvendëskryeministër i çështjeve ekonomike), si dhe persona që kanë qenë në pozita të ndryshme nga e njëjta parti, si Nikolla Dimitrov (ministër i Punëve të Jashtme).

Megjithatë, nga LSDM-ja theksojnë se do të përpiqen që t’i menaxhojnë dallimet e tilla dhe tensionet dhe t’i përfshijnë të gjitha forcat në dispozicion në qeverinë e re reformuese të orientuar drejt Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button