Deri të premten në mbrëmje do të ketë marrëveshje për Qeveri

Më së voni deri në mbrëmjen e së premtes pritet që të mbarojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, shkruan “DW” në gjuhën maqedonase. Në LSDM shpresojnë se marrëveshja do të arrihet deri në kongresin partiak, i cili do të mbahet të shtunën, njofton Portalb.mk.

Nga vazhdimi i bisedimeve me Lëvizjen BESA dhe me Aleancën për Shqiptarët do të varet ajo se si do të duket përbërja përfundimtare e kabinetit qeveritar dhe nëse partitë e shumicës parlamentare të gjitha do të marrin pjesë në Qeveri. Nga LSDM shpresojnë se deri të premten të mbarojë ky proces, pasi që më 27 maj, të shtunën, pritet që ta mbajnë kongresin e partisë.

Kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë, mbrëmë nga Brukseli paralajmëroi se në zhvillim të plotë janë edhe negociatat për përbërjen e Qeverisë së re, e cila sipas tij do të duhet të zgjidhet në fillim të javës së ardhshme.

LEXO: Zaev: Në fillim të javës së ardhshme, Maqedonia duhet të ketë qeveri të re (VIDEO)

I pyetur deri ku janë negociatat për formimin e Qeverisë, Zaev pas takimit me kryeministrat e pesë shteteve ballkanike plus Federika Mogerini, theksoi se me partnerët e tjerë pothuajse është dakorduar gjithçka, përveç me lëvizjen BESA, por paralajmëroi se pret mbyllje të listës së ministrave deri në fund të kësaj jave.

I pyetur që konkretisht të tregojë kur Maqedonia ndoshta do të bëhet me Qeveri të re, njeriu i parë i social-demokratëve të Maqedonisë me përgjigje konkrete se kjo duhet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

“Shpresoj se nëse arrijmë atë që e kemi dhënë si detyrë që deri në fund të kësaj jave të dorëzojmë Qeveri në Parlament, në pajtim me rregulloren e parlamentit të Republikës së Maqedonisë, debati zgjat 48 orë, gjegjësisht dy ditë. Kjo do të thotë se në fillim të javës së ardhshme, Maqedonia duhet të ketë Qeveri të re”, i drejtpërdrejtë ishte mandatari Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button