Zaev në kongresin e LSDM-së do të jetë kandidati i vetëm për kryetar

Pas takimit të djeshëm në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Siguri dhe Punë të Jashtme, Federica Mogherini dhe me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, pasnesër në kongresin e partisë e pret rizgjedhja për kryetar të LSDM-së. Zaev është kandidati i vetëm për kryetar të partisë që do të zgjidhet më 22 maj, në kongresin e rregullt që do të mbahet në “Aleksandar Palace”, njofton Portalb.mk.

Duke e pasur parasysh se kongresi duhet të mbahet një ditë pasi, ashtu siç pritet ta dorëzojë propozimin për Qeverinë e re në Kuvend, pritet që për propozimin të deklarohet Bordi Qendror i partisë përpara se të dorëzohet në Kuvend për shqyrtim. Sipas burimeve nga LSDM është e mundur që seanca e Bordit Drejtues të mbahet edhe këto ditë përpara kongresit.

Në kongres do të zgjidhet edhe përbërje e re e Bordit Drejtues së partisë, pasi që mandati i përbërjes aktuale skadon në qershor.

Konkurset për kryetar dhe anëtarë të rinj të Bordit Drejtues u shpall në fillim të këtij muaji dhe në atë është kërkuar që të bëhet sipas parimit të “vetëkandidimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button